×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i keq për “Los Blancos” – lëndohet ‘truri’ i mesfushës, humb ndeshjen e parë ndaj Cityt

    Insajderi
    28 April 2023 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lajme të këqija për Real Madridin vijnë sot.

    Ylli i tyre, Luka Modric është i lënduar, raporton El Chiringuito.

    Sipas tyre, mesfushori kroat do të mungojë në ndeshjet ndaj Almerias dhe Real Sociedadit në ligë dhe ndaj Osasunas në finalen e Kupës së Mbretit.

    Modric madje është në dyshim edhe për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

    Gjeniu kroat është aset mjaft i rëndësishëm i “Los Blancos” edhe këtë sezon dhe mungesa e tij në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve do të ishte mjaft e madhe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark