×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajmërimi i Radojqiqit nga Veriu, Bekë Berisha: Policia e Kosovës e ka mandatin për ta arrestuar

    Insajderi
    06 July 2022 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I kërkuar nga Prokuroria kosovare për rastin “Brezovica”, Millan Radojqiq është lajmëruar përmes një video nga Veriu. Institucionet e drejtësisë kosovare ende nuk ka vepruar për ta arrestuar.

    Lidhur me këtë ka folur për Gazetën Insajderin, Kryetari i Komisionit për çështje të sigurisë, Bekë Berisha, i cili tha se Policia e Kosovës e ka mandatin për arrestimin e Radojqiqin.

    Sipas Berishës, deklaratat luftënxitëse të Rajdojqiti në territorin e Kosovës duhet të dënohen.

    “Radojqiq është person në kërkim me precedent penal. Policia e Kosovës e ka mandatin dhe monopolin e përdorimit të forcës për arrestimin e të gjithë kriminelëve në këtë rast edhe të personit në fjalë. Ne të gjithë territorin e Kosovës deklaratat luftënxitëse të Radojqiqit po ashtu janë të dënueshme. Presim arrestimin e të gjithë atyre që shkelin ligjin. Si komision jemi në mbikqyrje të zbatimit të Ligjit”, tha Beka për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark