×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajmërohet e fuqishmja e VV’së – Tenton ta frikësoj kryeprokurorin që arrestoi kryeshefin e KEK’ut

    Insajderi
    19 April 2023 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është rikthyer duke tentuar ta frikësojë kryeprokurorin Blerim Isufaj i cili arrestoi kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

    Mihali përmes një postimi në Faceboo ka thënë se gjatë këtyre javëve e muajve do të shihni shumë urdhra nga Prokuroria Speciale.

    “Do të shihni këto javë e muaj shumë urdhra nga Prokuroria Speciale.  Vjet në këtë kohë bën shumë përpjekje. Shumë hetime, shumë vepra të vjetra të aksioneve tona politike, çdo deklaratë të vitit 2020 për ministrat e kthyen në hetim.  Pas një viti prapë. Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt në veprim”, ka shkruar ajo.

    Tutje Dejona Mihali ka sulmuar prokurorin Blerim Isufaj, i cili nuk është dekretuar as pas një viti nga Presidentja e vendit si kryeprokuror.

    P”se do të thoni ju? Kur ja heq një herë në jetë fletëarrestin kryekriminelit Millan Radojciq çka mendoni ju se mund të bëj tjetër një prokuror si Blerim Isufaj përveçse të zhytet edhe më thellë në ujëra të zeza.  Por qesh mirë kush qesh i fundit. Prokuror Elezin e detyruan të braktiste Kosovën se nuk ua ‘pastroji’ rastin VETERANËT.  Po ne nuk ikim. Jemi shumë. Edhe të vendosur.  Kosova SHTET I SË DREJTËS”, ka shtuar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark