×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërohet i ‘famshmi’ Gani Jakupi

    Insajderi
    17 April 2024 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike, Gani Jakupi, e ka bërë shenjën ✅ për të treguar se Kosova kaloi suksesshëm edhe një fazë në synimin e saj për t’u bërë anëtare e Këshillit të Europës.

    “Kosova në Këshill të Europës – faza e dytë ✅ “, ka shkruar ai në X.

    Kosova dje bëri edhe një hap drejt anëtarësimit në Këshill të Europës me mbështetjen që Asambleja Parlamentare i dha raportit për Kosovës që rekomandon anëtarësimin e saj në këtë organizatë.

    Jakupi është bërë objekt diskutimesh në vend dhe postimesh në rrjetet sociale për shkak të pagës së madhe si konsulent i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike i Ambasadës së Kosovës në Bruksel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark