×
  • Sport
  • Sport

    Lajmi i bujshëm i merkatos: Ish-lojtari i Everton dhe Monacos drejt transferimit te Liria!?

    Insajderi
    08 June 2023 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Klubi prizrenas, Liria ka konfirmuar se po kërkojnë përforcime për sezonin e ri në Albi Mall Superligën e Kosovës dhe njëri nga ta është sulmuesi i njohur Lacina Traore.

    Liria mposhti Ferizajn me penallti para disa ditësh në ndeshjen e barazhit të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, duke siguruar inkuadrimin në Superligë.

    Me inkuadrimin në Superligë kërkohen edhe përforcime të skuadrës pasi niveli është më i lartë dhe gjithashtu shpenzimet janë më të mëdha.

    Këtë trend duket se po e ndjek klubi i madh prizrenas, pasi tashmë po eksploron për përforcime të reja dhe ka konfirmuar se pritet transferime kualitative.

    Sipas faqes zyrtare të Lirisë, pronari i klubit, Rahman Kice merret ekskluzivisht me transferime dhe njëri nga emrat që po synon ta sjell në Prizren është sulmuesi Lacina Traore.

    Traore është emër i njohur pasi ka bërë karriere në kampionate të mëdha evropiane, ndër to edhe Liga Premier me Evrtonin dhe Ligue 1 me Monacon.

    Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka luajtur edhe në Rumani, Rusi, Spanjë, Hungari, Turqi dhe së fundmi në Portugali te skuadra Varzim.

    Postimi pa ndërhyrje i Lirisë

    Aktuale te KF Liria

    Priten transferime kualitative

    Liria ka nis përgatitjet për edicionin e ri 2023-2024.

    “Të vetëdijshëm që Superliga është nivel tjetër, kemi nisur edhe me përgatitjet e para rreth transfereve të mundshme.Dy ditët e fundit, në opinion kan qarkulluar emra të ndryshëm, që mund të jenë pjesë e skuadrës në stinorin e ri.

    Traore, ish futbollist i Monacos, është njëri ndër ta.

    Me sjelljen e transfereve, merret eksluzivisht Rahman Kiqe, pronar i klubit, që është dhe menagjer i njohur në këtë sferë. Ende, ska asgjë zyrtare. Në momentin, që arrihet marrëveshja me cilindo futbollist, ajo do të bëhet publike në faqen zyrtare të klubit”, ka thënë kryetari i Lirisë, Qemal Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark