×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI I FUNDIT: Mirret vendimi për pikët e reduktuara – Juventus rikthehet në Zonën Champions, e lë jashtë Milanon

    Insajderi
    20 April 2023 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm pak minuta më parë Këshilli i Garancisë i riktheu “bardhezinjve” të Juventus, 15 pikët e hequra pak muaj më parë nga Federata Italiane e Futbollit, duke e rikthyer sërish “zonjën e vjetër” në zonën Champions, lëvizjë kjo që ka trazuar jo pak “ujërat” e Serie A, në këtë fund sezoni.

    Kështu, Juventus poziconohet në vendin e 3-të, teksa ngjitet në kuotën e 59 pikëve, vetëm 2 më pak se Lazio e vendit të dytë dhe 3 më shumë se Roma e vendit të 4-rt, duke rrezikuar kështu ekipet e Milanos, të cilat renditen në pozicionet 5 dhe 6 të renditjes.

    Këto 2 të fundit duhet të shpresojnë në një mrekulli me skuadrën e Piolit që në javët e ardhshëm do të përballen me kundërshtarë si Roma e Juventus, ndërsa Inter do të përballet me pothuajse të gjithë, teksa në sfidat e mbetura kanë mbetur kundërshtarë si Lazio, Atalanta, Roma e Napoli. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark