Lajmi i fundit nga Brukseli – Vuçiq publikon fotografi duke luajtur shah – Insajderi
×
Insajderi

Lajmi i fundit nga Brukseli – Vuçiq publikon fotografi duke luajtur shah

Insajderi
21 November 2022 - 14:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Duke pritur që të përfundojë takimi bilateral ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit”, është mbishkrimi i fotografisë që ka publikuar Aleksander Vuçiq e ku shihet duke luajtur shah. Ndërsa nga delegacioni i Kosovës ende nuk ka ndonjë informacion rreth takimit që ka nisur para 4 orësh

Në Bruksel janë duke u zhvilluar takime ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit të përbashkët që kanë zhvilluar ata me shefin e jashtëm të diplomacisë së BE-së Josep Borrell, ata kanë zhvilluar takime edhe veç e veç me përfaqësuesit e BE-së.

Derisa Kurti ishte duke zhvilluar takime me Borrellin, Vuçiq ka publikuar një fotografi ku ai shihet duke luajtur shah.

“Duke pritur që të përfundojë takimi bilateral ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark