×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    LAJMI I FUNDIT, raportohet për të shtëna me armë në Mitrovicën e veriut

    Insajderi
    17 November 2022 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Qendra Rajonale në Mitrovicë  ka njoftuar se pak para orës 23:00 janë dëgjuar të shtëna armësh në lagjen “Ibri” në Mitrovicën e veriut.

    “Tani  këto çaste sonte, më 17.XI.2022 rreth orës 22. 40, në pjesën e okupuar të qytetit të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës u dëgjuan breshri të shtënash nga armë automatike. Të shtënat e dëgjuan në lagjën “Ibri”, pjesa e okupuar e Mitrovicës.”, ka njoftuar KMDLNJ.

    Po ashtu MKDLNJ ka reaguar edhe për sulmi ndaj dy qytetarëve shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës.

    KMDLNJ ka kërkuar nga organet kompetente që t’i zbulojnë dhe arrestojnë serbët që e kryen këtë akt.

    “Sot, më 17.XI.2022, në pjesën e okupuar të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës, disa bandit kriminel serbë e keqtrajtuan shumë rëndë fizikisht, kameramanin e Insajderit, Jetmir Muji i cili ishte duke incizuar me kamerë një nxënës shqiptar të cilin e kishin keqtrajtuar fizikisht banditët serbë. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Qendra Rajonale në Mitrovicë, përveç që e dënon rastin dhe tjerat raste të më hershme, kërkon nga organet kompetente të Kosovës që t’i zbulojnë, t’i arrestojnë dhe ti nxjerrin para drejtësisë banditët që po keqtrajtojnë njerëz të pafajshëm dhe djegin vetura të atyre që dëshirojnë të respektojnë urdhrat e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark