×
  • Sport
  • Sport

    Lakers dhe Bucks pësojnë disfatë – Denver vazhdon me fitore

    Insajderi
    30 October 2023 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy nga skuadrat favorite dhe pretendente për të fituar në NBA, Milwaukee Bucks në Lindje dhe Los Angeles Lakers humbën sfidat e radhës. Skuadra e Milwaukee u mund 127-110 në fushën e saj nga Atlanta, që mori fitoren e parë sezonale.

    Tetë lojtarë të Atlanta-s realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Antetokounmpo. Miqtë bënë një pjesë të parë shumë mirë, duke kaluar deri në 21 pikë avantazh dhe në pjesën e dytë thjesht menaxhuan epërsinë, duke e mbyllur me 17 pikë diferencë ndaj vendasve.

    Pas kohës shtesë humbet ekipi i Lakers, që u mund 132-127 nga Sacramento. Davis me 30 pikë, James me 27 dhe Prince me 20 u përpoqën t’i japin fitoren ekipit kalifornian, por pa sukses. Fox me 37 pikë e Monk me 22 pikë bënë diferencën për Kings.

    Po në Perëndim, vijon marshimin ekipi i Denver Nuggets, që mundi 128-95 Oklahoma City Thunder, duke korrur fitoren e tretë radhazi. Kjo ishte edhe fitorja më e thellë në këtë start të sezonit, kur është luajtur vetëm java e parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark