Insajderi
Botë

Largohet nga puna profesori që kopjoi studentët në Zvicër

Insajderi
11 January 2024 - 12:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Largohet nga puna profesori që kopjoi studentët në Zvicër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një profesor i Universitetit është shkarkuar për kopjimin e punës së studentëve të tij dhe e pretendoi atë si të tijën.

Universiteti i Sankt Gallen thotë se një hetim i plotë ka treguar se drejtori i Institutit të Menaxhimit të Zinxhirit të Furnizimit, Wolfgang Stölzle, ka përdorur vazhdimisht punën e studentëve të tij në botimet e tij, pa cituar burimet e tij, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Ai fillimisht u pezullua në qershor të vitit të kaluar, ndërsa hetimet u kryen.

Por universiteti ka konfirmuar se ai tani është larguar për shkak të “shkeljes së konsiderueshme të rregullave”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark