×
  • Lajme
  • Insajderi

    Latifi: Deklarata e Gërvallës dëmton imazhin e Kosovës, s’jemi në pozitë të tallemi me BE-në

    Insajderi
    08 July 2023 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Blerim Latifi ka reaguar pas deklaratave të kryediploamtes kosovare, Donika Gërvalla, duke thënë se dëmtohet imazhi i Kosovës dhe reputacioni i vetë ministrës.

    Latifi tha se Kosova nuk mund të tallet me BE-në, derisa theksoi se “Tigri prej letre”, është sllogani i Mao Ce Dunit, figurë politike e komunizmit kinez.

    “Bashkimi Europian mund dhe duhet kritikuar për shumë gjëra në raport me Kosovën, por jo duke u shërbyer me fjalor politik kinez. Sepse jo vetëm që nuk arrijmë gjë me këtë lloj fjalori, por, përkundrazi, mund të dukemi edhe qesharakë” , ka shkruar ai në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Ministrja jonë e jashtme, Donika Gërvalla, e paska quajtur Bashkimin Europian “një tigër prej letre”.

    Kjo është një deklaratë e dëmshme për reputacionin diplomatik të Gërvallës dhe rrjedhimisht edhe për imazhin e Kosovës.

    Pse?

    E para, sepse ne nuk jemi në aso pozite sa të tallemi me dikënd duke i thënë “je tigër prej letre”, aq më pak Bashkimit Europian.

    E dyta, sepse në gjuhën diplomatike “tigri prej letre” është figurë politike e komunizmit kinez, është sllogani ma i dashur i Mao Ce Dunit, i cili, sa herë i nxirrin parasysh fuqinë amerikane, thoshte se “Amerika është tigër prej letre”.

    Bashkimi Europian mund dhe duhet kritikuar për shumë gjëra në raport me Kosovën, por jo duke u shërbyer me fjalor politik kinez. Sepse jo vetëm që nuk arrijmë gjë me këtë lloj fjalori, por, përkundrazi, mund të dukemi edhe qesharakë.

    E të dukesh qesharak në diplomaci, është dëm shumë i madh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark