×
  • Lajme
  • Insajderi

    Latifi na ktheu shpinën sot në mëngjes dhe nuk e këndoi këngën “oj Kosovë, oj nana jem”

    Insajderi
    06 October 2022 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i dha fund punës e “angazhimit” në këtë ministri sot. I njëjti dërgoi dorëheqjen e tij në adresën e kreut të ekzekutivit, Albin Kurtit, shkruan Insajderi.

    Pas 10 muajsh, ministria e shëndetësisë mbeti pa “lider”. Latifi, megjithëse rrallë dilte në konferenca, nga ato pak sa ishin arrinte të merrte vëmendjen e audiencës me deklaratat qesharake të tij.

    Ministria e Shëndetësisë në prill të këtij viti kishte organizuar një tryezë me temën “Transformimi i Shëndetësisë” ku kanë marr pjesë drejtuesit e SHSKUK-së, Bordi dhe drejtori i përgjithshëm, si dhe drejtorë të spitaleve rajonale dhe klinikave të QKUK-së.

    Në një fjalim të tij para mjekëve të cilët mbajnë pozita në SHSKUK, Latifi ka kërkuar nga ta që ta mësojnë këngën ‘oj Kosovë oj nana jem’.

    “Duhet me dasht pak ma shumë Kosovën. Kur të qoheni në mëngjes thuani oj Kosovë, nëse nuk e keni ndëgju atë këngën ‘oj Kosovë oj nana jem’ mësojeni. Ne të gjithë duhet ta bëjmë këtë”, kishte deklaruar Latifi.

    Ministri i larguar i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kishte premtuar se nuk do t’i linte mjektë të ikin nga Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark