×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    LDK-ja e dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran

    Insajderi
    22 December 2023 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran. Dorëzimin e bënë deputeti Besian Mustafa dhe anëtari i Kryesisë, Berat Rukiqi, që thanë se presin vendim në kohë reale.

    Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Ligjin për Fondin Sovran. 62 deputetë votuan pro këtij ligji, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

    Qeveria e Kosovës ka thënë se Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark