×
  • Showbiz
  • Show

    Ledri dhe Romeo diskriminuan djalin që këndoi në këngën e tyre të fundit?

    Insajderi
    10 July 2023 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Ma thoni ju”- është refreni i verës 2023. Pikërisht kjo frazë është kënduar nga Klementi, i cili u ftua në klip me Romeo Veshajn dhe Ledri Vulën.

    Por, pati disa kritika pasi emri i të riut nuk figuronte në YouTube krah emrave të këngëtarëve. Ai po ashtu nuk shfaqej as në klip.

    Lidhur me këtë ka folur Klementi ku ka sqaruar se ishte dëshira e tij që emri t’i shfaqej te përshkrimi. Duke i cilësuar si fantastikë, ai tha se kanë projekte të tjera për verën.

    Më kanë ftuar djemtë, janë fantastikë. Romeo, Giti, Ledri i dua shumë. Për emrin e doja vet tek përshkrimi, kështu ramë dakord. Romeo dhe Ledri do e kishin bërë, por kështu ramë dakord. Edhe për videoklipin folëm para se të bëhej kënga. Ne do kemi projekte të tjera, kemi materiale të tjera për verën”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark