×
  • Sport
  • Sport

    Lëndohet Zhegrova, mungon ndaj Aston Villës

    Insajderi
    17 April 2024 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edon Zhegrova nuk do të mund ta ndihmojë Lillen në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Konferencës me Aston Villën.

    Mediat franceze, duke iu referuar trajnerit Paulo Fonseca, njoftojnë se lëndimi në kyçin e këmbës do t’ia mohojë yllit kosovar paraqitjen në ndeshjen e së enjtes ndaj ekipit anglez, e cila do të nisë në orën 18:45.

    Tifozët e Lillet kanë arsye të brengosen pasi ekipi do të paraqitet pa lojtarin më në formë të momentit dhe trajneri Fonseca, si rrjedhojë, duhet ta integrojë në ekip Adam Ounan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark