Në një studim të publikuar në “Food Science & Nutrition” është zbuluar se konsumimi i lëngut të pakripur të domates e zvogëlon shtypjen e gjakut dhe kolesterolin LDL te të rriturit që janë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.
Në këtë studim, 184 meshkujve dhe 297 femrave pjesëmarrësve u është ofruar përgjatë një viti një sasi e lëngut të pakripur të domates.
Në fund të studimit, shtypja e gjakut te 94 pjesëmarrës me para-hipertension të patrajtuar ose hipertension ishte zvogëluar dukshëm.
Shtypja sistolike e gjakut ishte zvogëluar prej mesatarisht 141.2 në 137.0 mmHg, ndërkaq ajo diastolike nga një mesatare prej 83.3 në 80.9 mmHg.
Në anën tjetër, nivelet e kolesterolit LDL te 125 pjesëmarrës me kolesterol të alrtë ishte zvogëluar nga mesatarisht 155.0 në 149.9 mg/dL.
Këto efekte fitimprurëse kishin qenë të ngjashme mes femrave dhe meshkujve dhe mes grupeve të ndryshme të moshave.
Autorët kanë thënë se, sipas njohurive që kanë, studimi i tyre është i pari që i hulumton efektet e konsumimit të domates në rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare përgjatë një viti dhe përgjatë grupmoshave të ndryshme. /Telegrafi/