×
  • Lajme
  • Aktuale

    Lëvizja Vetëvendosje vazhdon sulmin ndaj mediave, deputeti Muzaqi i quan të shitura

    Insajderi
    11 July 2023 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i VV-së, Besim Muzaqi, pas publikimit të audio-incizimit të Mimoza Kusarit me ish deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, direkt ka fajësuar mediat në Kosovë me epitetin si të shitura.

    Në një postim në Facebook, Muzaqi ka thënë se mediat në Kosovë “energjinë” e marrin nga Fondet Soros dhe Fondet e Rusisë dhe Serbis andaj edhe i ka quajtur si Cikli i Krebsit.

    Kjo deklaratë e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje vjen pas një beteje të gjatë në mes partisë në pushtet dhe mediave, sic është edhe televizioni Klan Kosova, të cilit i kanë mbetur edhe tre ditë deri në përfundimin e afatit për ankesë tek MINT-i, gjë që këta të fundit nuk kanë filluar akoma me shqyrtimin e saj.

    Më poshtë mund të lexoni deklarimin e tij në rrjetin social Facebook në lidhje me përgjimet e shefës së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me Slavko Simiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark