×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Liburn Aliu uron gjithë kosovarët për vizat

    Insajderi
    18 April 2023 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Ambientit, Liburn Aliu, i ka uruar të gjithë qytetarët për liberalizimin e vizave. Ai ka thënë se ky është një lajm shumë i mirë për qytetarët.

    “Qytetarët tanë do të kenë mundësi që të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen, që prej datës 1 janar 2024! Urime për të gjithë”, ka thënë Aliu, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Miratimi i vizave u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ky votim ndodhi pas atij që ndodhi në LIBE më 23 mars, ku u miratua përfundimisht liberalizmi i vizave për Kosovën.

    Ndryshe, më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët, shkruan Gazeta Insajderi.

    Nesër, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

    Akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet në nënshkruhet nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe ministrja për Evropën e Suedisë, Jessika Roswall, vendi i së cilës kryeson aktualisht Këshillin e BE-së.

    Në ceremoninë e nënshkrimit janë ftuar të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark