×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ligji i Ri i Pagave e ndan në dysh SBASHK-un?

    Insajderi
    01 February 2023 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reshit Kushaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), është deklaruar për Insajderin lidhur me caktimin e koeficientit prej 105 euro.

    Kushaj tha se nuk do të pajtohen me këtë rritje ndërkohë që paralajmëroi veprime të tjera, pas takimi me anëtarë e tjerë të sindikatës.

    Ajo çka di të them është që ne do ta kundërshtojmë, vlera e koeficientit nuk është e mjaftueshme. Për veprimet e më tutjeshme do të lajmëroheni me kohë, do të flasin edhe ata në qendër”, tha shkurt Kushaj për Insajderi.

    Ndërkohë, Sekretari i kësaj sindikate Ymer Ymeri ka deklaruar në media se pajtohen me këtë vlerë të koeficientit, meqë sipas tij është arritur qëllimi i SBASHK-ut.

    Më Ligjin e Ri për paga, paga e mësimdhënësit në shkolla fillore dhe të mesme të ulët nga 421 euro në 588 euro. E edukatorit nga 393 euro në 546 euro.

    Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, nënkryetarja, Vjollca Shala e kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri tani.

    Ndërkohë, Ligji i Ri për Pagat në Sektorin Publik do të fillojë së zbatuari nga data 6 shkurt. Kështu bëri me dije zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se pret që me këtë rritje do të jetë të kënaqur të gjithë shërbyesit civil.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark