×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë, Kurti- PDK-së: Motivin dhe qëllim nuk arrijnë ta fshehin dot

    Insajderi
    18 October 2023 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka përmendur reformat që i ka ndërmarrë qeveria në drejtësi.

    Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Kurti ka folur edhe për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, për të cilin tha se PDK po të mos e dërgonte në Kushtetuese, puna e Byrosë do të fillonte para fundit të vitit.

    Po të mos ishte për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kontestimin e ligjit nga ana e saj në Gjykatën Kushtetuese, tani do të ishim në proces e sipër të kompletimit të stafit të Byrosë, e cila punën do ta fillonte para fundit të vitit. Të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk ua mohon kush. Por motivin dhe qëllimin nuk arrijnë ta fshehin dot“, shkroi Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark