×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lipovica kërkoi, Qeveria e miratoi – në Dosjen për rezervat futet edhe vendimi që Kurti e bëri këtë punë sekret shtetëror

    Insajderi
    19 August 2023 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Dosjen e Prokuroisë është përmendur edhe vendimi i Qeverisë së Kryeministrit Kurti i datës 22 shkurt 2022 me të cilin kjo Qeveri e beri Sekret Shtetëror Rezervën e Shtetit.

    Cilat janë pretendimet e Prokurorisë për këtë pikë?

    Irfan Lipovica dyshohet se nga muaj në cilësinë e Zëvendësekretarit në MINT ka tejkaluar autorizimet ligjore duke kërkuar nga Qeveria anashkalimin e procedurave ligjore të prokurimit publik për blerjen e rezervave shtetërore.

    Prokuroria dyshon se Lipovica bëri këtë kërkesë për të kufizuar konkurrencën dhe fshehur shkeljen e ligjit.

    Sipas Prokurorisë, vendimi i Qeverisë i 22 shkurtit 2022, ishte marrë duke pas për bazë kërkesën e kundërligjshme të Lipovicës për anashkalimin e procedurave ligjore për blerjen e rezervave.

    Lipovica ngarkohet se në mënyrë të kundërligjshme ka formuar edhe një Komision për Negocimin e Kontratave për Furnizim me Mallra të Rezervës Shtetërore për vitin 2022 me të cilin ka anashkaluar procedurën e hapur të prokurimit publik.

    Megjithëse komisioni ishte formuar kundërligjshëm, Prokuroria e ngarkon Lipovicën se kishte anashkaluar dy anëtarët e Komisionit dhe e kishte përfshirë Ridvan Muharremin në rolin e ndërmjetësuesit mes Ministrisë dhe Operatorëve Ekonomikë nga Turqia për blerjen e grurit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark