×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lirohet njëri nga kirurgët e dyshuar për ryshfet në Spitalin e Vushtrrisë

    Insajderi
    11 January 2023 - 15:39

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka liruar kirurgun e Spitalit të Vushtrrisë, Arsim Latifiaj, i arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

    Ndërsa, ndaj kirurgut tjetër Ekrem Sefiu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

    Preteni bëri me dije se kirurgu, Isuf Zekaj ende nuk është intervistuar.

    “Për njërin person të ndaluar, me iniciale E.S., Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, dhe seanca pritet të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. I ndaluari tjetër me iniciale A.L., është liruar dhe për të njëjtin do të vendoset në procedurë të rregullt, ndërkaq personi i tretë për këtë rast me iniciale I.Z., nuk është intervistuar ende pasi që ende nuk është arrestuar”, ka thënë Preteni.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark