×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ndalohen për 48 orë dy kirurgët e Spitalit në Vushtrri, të dyshuar për ryshfet – urdhërohet arrestimin i Isuf Zekajt

    Insajderi
    10 January 2023 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kirurgëve, Arsim Latifaj dhe Ekrem Sefiut Prokuroria Themelore në Mitrovicë ua ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh shkruan Insajderi.

    Prokuroria po ashtu ka njoftuar se është urdhëruar edhe arrestimi i Isuf Zekajt, i cili është në kërkim policor.

    “Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se me urdhër të prokurorit të shtetit janë arrestuar dy persona të dyshuar – mjekë të spitalit në Vushtrri, me iniciale E.S., dhe A.L., me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit”. Njëherit, prokurori i Shtetit njofton opinionin se ka urdhëruar policinë që të arrestojë edhe të dyshuarin – mjek të spitalit në Vushtrri, me iniciale I.Z., me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’, dhe posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të lëshohet vendimi për ndalim prej 48 orësh”, thuhet në njoftim e prokurorisë përcjell Insajderi.

    Bëhet e ditur se edhe për të dyshuarin e tretë do të kërkohet caktimi i masës së sigurisë.

    Tre kirurgët e Spitalit të Vushtrrisë dyshohet se u kërkonin pacientëve nga 150 deri në 400 euro për t’i operuar. Sot Policia e Kosovës ka arrestuar dy prej tyre, Ekrem Sefiun e Arsim Latifajn, por jo edhe Isuf Zekaj, i cili në korrik të vitit të kaluar nga Qeveria Kurti iu është besuar pozita e anëtarit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së, shkruan Insajderi.

    Siç konfirmoi për Insajderin, prokurorja e rastit Zekaj gjendet në pushim vjetor jashtë shtetit dhe pritet që së shpejti të aterojë në Kosovës për tu dorëzuar.

    “…Isuf Zekaj, gjendet në pushim vjetor jashtë shtetit. I njëjtit është kontaktuar me telefon nga drejtuesit e spitalit dhe ka thënë se do të përgatitet që të niset menjëherë për t’u dorëzuar”, ka thënë Prokurorja për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark