×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lista Serbe kërcënon me kryengritje nëse nuk lirohet serbi i arrestuar për sulm mbi policinë e Kosovës dhe djegie të veturave

    Insajderi
    01 April 2023 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lista Serbe ka paralajmëruar sonte se nëse autoritetet e Prishtinës nuk e lirojnë sot serbin e arrestuar, të dyshuar për sulm të armatosur ndaj njësisë së Policisë së Kosovës dhe djegien e veturës në veri do të shkaktojnë reagimin e të gjithë serbëve.

    Pas këtij reagimi të Listës Serbe, siç raporton “N1”  dhjetëra qytetarë serbe janë grumbulluar dhjetra qytetarë serbë në shenj proteste për arrestimin e serbit të dyshuar për sulm ndaj policisë dhe djegie të veturave.

    “Pas mbledhjes së informacioneve për rrëmbimin e sotëm të serbëve nga forcat speciale të Kurtit, theksojmë se populli serb po paralajmëron Prishtinën që nëse nuk e liron të arrestuarin padrejtësisht që u rrëmbye sot nga njësitet e Kurtit në veri të ‘Kosovës dhe Metohisë’ dhe të mos ndaloni së ngacmuari popullin serb, do të provokojnë reagimin e të gjithë serbëve”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

    Me tej në komunikatë thuhet se “nuk do të jetë një paralajmërim, por një kryengritje e përgjithshme për të ndaluar represionin e Aljin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark