×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Listës Guxo i ikë edhe një asamblist, Morina rikthehet në LDK

    Insajderi
    12 September 2022 - 22:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asambleisti nga Lista Guxo në Kuvendin Komunal të Malishevës, Arlind Morina, tashmë është rikthyer në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Rikthimi i tij në LDK është bërë shkaku i reformave të thella, ka konfirmuar Morina.

    “Rikthimi im në LDK ka ndodhur si shkas i reformave të thella që kanë ndodhur mbas zgjedhjeve qendrore, duke parë që kryetari Lumir Abdixhiku ka filluar një politikë të re duke reformuar shumë degë të LDK-së, njëra ndër to edhe dega e LDK-së në Malishevë”, u shpreh ai.

    Morina është i bindur se në Lidhjen Demokratike të Kosovës është e ardhmja politike.

    LDK është pjesë e qeverisjes lokale në Malishevë. Ajo udhëheq me tri drejtori në këtë komunë si dhe ka postin e kryesuesit të kuvendit komunal.

    Pas largimit të Morinës nga Guxo, tashmë kjo parti në Malishevë ka vetëm një asamblist./Indeksonline/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark