Kanë përfunduar tetë ndeshjet që ishin duke u zhvilluar aktualisht në Ligën e Evropës, ku kemi rezultate tejet interesante.
Rikthimin në Ligën e Evropës skuadra e Liverpoolit e shënoi me fitore, duke e mposhtur si mysafire LASK me shifrat 3:1.
Golat për Liverpoolin i shënuan Darwin Nunez (minuta e 56’), Luis Diaz (minuta e 63’) dhe Mohamed Salah (minuta e 88’), kurse golin e nderit për LASK e shënoi Florian Flecker në minutën e 14’ të ndeshjes.
Fitore sot regjistruan edhe Bayer Leverkuseni dhe Roma. Gjermanët e Xabi Alonson fituan bindshëm 4:0 ndaj skuadrës Hacken, kurse Roma e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 Sheriff Tiraspolin. /kp/
Rezultatet e plota: