×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool nuk mund të llogarit në Cody Gakpon për disa javë

    Insajderi
    02 October 2023 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Liverpoolit ka mbetur pa sulmuesin e krahut Cody Gakpo për disa javë shkaku i lëndimit, kanë njoftuar të hënën mediumet angleze.

    Gakpo ka lënduar gjurin e djathtë në ndeshjen ndaj Tottenhamit dhe u zëvendësua në pjesën e parë.

    Ai shënoi golin e vetëm për Liverpoolin në këtë takim dhe do të jetë mungesë e madhe për trajnerin Juergen Klopp.

    Thuhet se Gakpo ka nisur procesin e rehabilitimit dhe pritet të rikthehet në fushë në fillim të muajit të ardhshëm. 23-vjeçari këtë edicion ka shënuar 3 gola në 8 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin, ekip të cilit iu bashkua në fillim të këtij viti nga PSV Eindhoveni. /koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark