×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci, për rrahjen mes Krasniqit dhe Zekës: Të dytë i kisha rreh

    Insajderi
    08 October 2017 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Drenasit, njëherësh kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për edhe një mandat në krye të komunës, ka komentuar rrahjen e pak ditëve më parë mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, në një emision.

    Madje, ai ka parashikuar se do t’i rrihte që të dy, në rast se do të zihej me ndonjërin prej tyre.

    “Unë i kisha rreh të dytë, i kisha sos krejt”, ka thënë ai në emisionin N’Kosovë Show, teksa ka folur për përplasjen mes deputetit të Nismës për Kosovën dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje.

    I pyetur se cilit do t’i kishte mëshuar më shumë në një ballafaqim të mundshëm, Lladrovci është përgjigjur: “Frashërit, se Milaimi i lëshoi duart poshtë”.

    “Njeriut me duar poshtë nuk i silli”, ka shtuar Lladrovci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark