×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Opera e Kosovës dhe UP shfaqin “Lo Speziale” të Joseph Haydn me regjisore Elikona Hysajn

    Insajderi
    03 July 2023 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Opera e Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Arteve, Dega e Artit Muzikor prezantojnë operën komike në tri akte nga Joseph Haydn, “Lo Speziale” (Farmacisti).

    Lo Speziale është opera e dytë e Haydn-it, e shfaqur për herë të parë në shtator të vitit 1768 për hapjen e shtëpisë së re të operës në Eszterháza (Hungari). Libreti është shkruar nga Carlo Goldoni dhe paraqet një skenar zbavitës. Është një trinom dashurie në mes 4 personazheve.

    Regjisore e kësaj opere do të jetë Elikona Hysaj-Shala.

    Kasti i tri shfaqjeve të cilat do të jepen më 5, 6 dhe 7 korrik prej orës 20:30 në Teatrin ODA në Prishtinë janë studentë të klasës së muzikës kamerale me Prof. Besa Llugiqi. 4 personazhet e “Lo speziale” do të personifikohen nga: Harris Bajraktari – bariton në rolin e Sempronios, sopranot Elvira Mazhiqi, Urta Haziraj dhe Aurela Krasniqi në rolin e Griletës, Rizah Jahaj – tenor në rolin e Mengones dhe mexosopranot Dija Sadiku, Andra Rexhepi në rolin e Volpinos.

    Orkestra e Operës së Kosovës do të dirigjohet nga mjeshtri britanik Chris McCraken. Ky projekt është pjesë e kalendarit të aktiviteteve në kuadër të Universitetit Veror 2023.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark