×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Loja e volejbollit që solli rërën në Prishtinë

    Insajderi
    31 May 2023 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Universiteti i Prishtinës para dy dite ka organizuar turnirin e improvizuar si në plazh, shkruan Insajderi.

    Ekipet e Beach Volley kanë përmbajtur nga dy lojtarë, kryesisht nga një mashkull dhe një femër.

    Përpos studentëve të Universitetit të Prishtinës të drejt aplikimi kanë pasur edhe studentët e universiteteve private.

    Organizimi i këtij turnini është bërë nga këshilli i fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit.

    Kampionet e turneut.

    Anëtari i këshillit të studentëve, Eron Neziri ka thënë për Insajderin se ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës dhe pijen freskuese “Red Bull”.

    “Duke pasur parasysh interesimin e studenteve për pjesemarrje në aktivitete të tilla, atëher sigurisht që do të kemi organizime të radhës duke perfshirë edhe sporte të tjera me qellim që studentët të argëtohen dhe të kalojnë sa më mirë”, ka Neziri.

    Tutje, Neziri ka thënë se në këtë turne morën pjesë gjithsej 11 ekipe.

    “Në këtë turne morrën pjesë gjithsej 11 ekipe të përbërë nga 2 persona, të cilët me performancat e tyre të larta i dhuruan spektakël turneut. Pa mos e harruar edhe pjesmarrësit tjere qe ishin në tribuna, që dhuruan emocione dhe motivuan lojtarët që te kene performanca sa më të mira gjatë ndeshjes”, është shprehur Neziri.

    Mes tjerash Neziri ka thënë se hapsirat në Universitetin e Prishtinës janë të mjaftueshme, mirëpo për shikues nuk ka hapësira të mëdha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark