×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Lokaj: Shpresoj të mos shkojë ndeshja në penallti sepse Messi dështon prej 11 metrave

    Insajderi
    18 December 2022 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komentatori i njohur kosovar, Andin Lokaj ka folur për T7 para finales së madhe Argjentinë – Francë, që do të zhvillohet nga ora 16:00.

    Lokaj, i cili njihet edhe si tifoz i flaktë i Messit, shpreson se kjo ndeshje të mos vendoset me ekzekutim të penalltive.

    Ai beson se Franca ka futbollistë që gjuajnë më mirë nga pika prej 11 metrave.

    “Ndeshja mund të shkojë në penallti vetëm me rezultatin 2:2, por nuk bën të shkojë në penallti një finale si kjo”, tha fillimisht Lokaj.

    Tutje, Lokaj shtoi: “Messi dështon në raste vendimtare nga penalltia, kështu ka qenë në Barcelonë. Franca është favorite në penallti, futbollistët e tyre janë ekzekutues më të mirë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark