×
  • Showbiz
  • Show

    Loredana sjell Karim Adeyemi në Kosovë, e çon te dentisti

    Insajderi
    21 September 2023 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duket se marrëdhënia e Loredanës dhe Karim Adeyemi po ecën me hapa të rëndësishëm.

    Pasi bëri publike lidhjen e saj, Loredana ka marrë një tjetër vendim. Ajo ka sjellë në Kosovë futbollistin e Dortmundit me rastin e ditëlindjes së nënës së saj.

    Edhe pse cifti nuk e kanë zbuluar vetë këtë gjë, ishte një foto e “rastësishme” e denistit, mikut të reperes, i cili publikoi një foto krah Karim në klinikën e tij.

    Mesa duket tanimë Karim është bërë pjesë e familjes së Lorit, duke festuar së bashku rastet familjare.

    Kjo lidhje e Loredanës vjen disa vite pas ndarjes nga reperi Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur, Hana.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark