×
  • Showbiz
  • Show

    Luana Vjollca e konfirmon: ‘Love Island’ së shpejti për herë të parë në Shqipëri

    Insajderi
    17 March 2023 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Siç është raportuar prej pak muajsh, programi me famë botërore “Love Island” do vijë së shpejti për herë të parë në Shqipëri.

    Për ata që nuk e dinë, ky format bën bashkë një grup beqarësh në një vilë, ku zhvillojnë takime romantike me qëllim për të gjetur një partner. Ata që nuk arrijnë të krijojnë një çift rrezikojnë të eleminohen. 

    Përtej zërave, Luana nuk e kishte konfirmuar këtë gjë. Në episodin e fundit të “Zemër Luana” ajo u shpreh se do sillte diçka hot por pa e specifikuar. 

    Pritja ka marrë fund ditën e sotme. Në mediat sociale, moderatorja ka treguar se ndodhet në Holandë për punë e më pas zbuloi se po punon për “Love Island”. 

    Deri tani nuk ka ende detaje të tjera rreth programit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark