×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Lufta detyron mbylljen e kampionatit të futbollit në Ukrainë

    Insajderi
    28 April 2022 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liga e Futbollit të Ukrainës njoftoi këtë të mërkurë ndërprerjen përfundimtare të Premier Leagues së Ukrainës, përcjell FrontOnline.

    Me një postim në kanalet e saj zyrtare, është bërë e ditur se të gjitha skuadrat e elitës së futbollit ukrainas kanë mbështetur propozimin për ndërprerjen e sezonit 2021/22, pasi kampionati nuk mund të përfundojë për shkak të zgjatjes së statusit të gjendjes ushtarake në vend.

    Prandaj, renditja përfundimtare mbetet ajo e 24 shkurtit 2022, por nuk do të jepet trofeu i titullit.

    Skuadrat që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane do të përcaktohen në bazë të kësaj renditjeje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark