×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lufti Haziri: Kurti shkoi në Bruksel pa kushte, janë veç për nevoja politike

    Insajderi
    27 February 2023 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq do të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. Për rezultatin që mund të sjell ky takim për Insajderin ka folur nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

    Haziri përmendi se 6 kushtet e Kurtit nuk qëndrojnë në Bruskel duke theksuar se palë përpara kanë propozimin franko-gjerman.

    Në Bruksel ka shkuar pa kushte, e ka marrëveshjen bazë, dokumenti bazë si propozim evropian i cili ka edhe një aneks dhe parimi i negociatave është tregues i qartë që z.Kurti edhe z.Vuçiq nuk mund ta kushtëzojnë procesin dhe dokumenti si i tillë është në tavolinë për të dy palët“, ka deklaruar ai.

    Sipas tij, kushtet e Kurtit janë thjeshtë për konsum të brendshëm

    Kështu që kushtet janë përmendur, janë për konsum të brendshëm, për nevoja politike, popullsite në Kosovë por brenda atyre katër dyerve atje bisedohet në kuadër të formatit të bisedimeve dhe dialogu nuk mund të kushtëzohet nga asnjëra palë“, tha nënkryetari i LDK-së.

    Haziri i cili konfirmoi edhe njëherë që LDK mbështet dialogun Kosovë-Serbi, tha se është momentin që njohja të jetë në qendër të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

    Ne e mbështesim dialogun si proces, ka ardhë koha që njohja të jetë në qendër të kësaj marrëveshje dhe presim që kryeministri i Kosovës në këtë mandat kushteutes ta qojë deri në fund sot. Asnjë lëvizje nga ajo që është sublime për popullin e Kosovës që pavarësia është gjithçka për Republikën tonë dhe asnjë milimetër jashtë njohjes formale apo de-jure të Serbisë nuk mund të llogaritet si negociata të suksesshme”, ka thënë Haziri për Insajderin.

    Kryeministri Kurti e presidenti Vuçiq pritet të takohen sot nga ora 15:00 në Bruksel. Fillimisht, kryediplomati i BE-së, Josep Borell, do të ketë takime të ndara me dy liderët, i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm i bllokut evropian për këtë proces, Mirosllav Lajçak. Më vonë do të zhvillohet takimi i përbashkët.

    Në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të duhej t’i takonte palët veç e veç, përpara takimit të përbashkët.

    Çka thonë gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin?

    Kushti i parë është që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës, tha Albin Kurti javën e kaluar.

    Kushti i dytë i Kurtit është që Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, të ndërrojë emrin, të mos ketë/bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale.

    I treti që të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane

    Kushti katër që para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i armëve ilegale.

    I pesti që Asociacioni të jetë pjesë e marrëveshjes finale dhe të zbatohet pas njohjes reciproke; dhe atë vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.

    Dhe kushti i fundit që presidenti i Serbisë t’i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së, dhe tek të tjerat, për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje së 19 prillit 2013.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark