×
  • Sport
  • Sport

    Luis Rubiales detyrohet të shesë apartamentin luksoz, me vlerë 1.5 milionë euro në Madrid

    Insajderi
    18 September 2023 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luis Rubiales ka nxjerrë shitje shtëpinë e tij, një apartament luksoz dupleks në qendër të Madridit. 

    Sipas shtypit spanjol, ish-presidenti i federatës, i cili dha dorëheqjen pas puthjes së diskutueshme që i dha një lojtares pas finales së Kupës së Botës për femra, tashmë ka folur me miqtë e tij më të afërt për shitjen e pronës, e vlerësuar më shumë se 1.5 milionë euro.

    Rubiales ka mbetur pa rrogën e tij nga federata (675 mijë euro në vit) dhe nga UEFA (250 mijë euro, po ashtu në vit), ndaj nuk e përballon dot hipotekën e lartë dhe duhet të paguajë edhe për kujdesin për ish-gruan dhe vajzat e tij. Më tej, sipas asaj që u ka thënë më të afërmve, është lodhur duke e pasur çdo ditë shtypin në derë.

    Shtëpia është blerë në maj 2021, me hipotekë deri në vitin 2051. Eshtë pronë luksoze, me përmasa 200 m2, e pajisur me elektroshtepiake moderne. Kati i fundit ka një tarracë të madhe 100 metra katrorë dhe pishinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark