Luis Suarez ka vendosur që të rikthehet te Nacionali, aty ku ka nisur edhe karrierën e tij.
Sulmuesi i njohur ka konfirmuar se ka arritur një marrëveshje me klubin nga Uruguai.
“Tani kam arritur një para-marrëveshje për t’u bashkuar me Nacionalin, ishte e pamundur për mua të them jo për këtë mundësi”, tha ai në një video të publikuar një “Twitter”.
“Shpresoj se detajet përfundimtare do të zgjidhen së shpejti për të përfunduar zyrtarisht marrëveshjen”, shtoi Suarez.
35-vjeçari te Nacionali do të kalojë si lojtar i lirë. Ai së fundi ishte pjesë e Atletico Madridit, klub me të cilin i skadoi kontrata më 30 qershor.
Suarez ka një karrierë të bujshme në Evropë, pasi ka luajtur edhe te klubet si Ajax, Liverpool e Barcelona.
“El Pistolero” karrierën e tij si futbollist e ka nisur pikërisht te Nacionali. Ai me skuadrën e parë të Nacionalit kishte debutuar në vitin 2005