×
  • Showbiz
  • Show

    Luizi fut në sherr Sabianin dhe Qetsorin: Kujdes mos i ngatërro gjërat

    Insajderi
    06 March 2023 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sabiani dhe Qetsori u përfshinë në një debat gjatë ditës së sotme. Sipas Luizit, Qetsori i kishte thënë atij se të martën nuk del as Olta, as Armaldo e as Kristi, por del Sabiani.

    Ai gjithashtu kishte thënë se Sabiani do gabojë, ndaj ai mendon që mund të rrezikojë nominimin.

    Ky koment nuk u prit mirë nga Sabiani, i cili i tha Qetsorit se nuk ka pse aludon për gjëra kot dhe se burrat sipas tij, kur të japin respekt, e mbajnë atë.

    Qetsori tha se komenti i tij nuk ka lidhje me respektin dhe se thjesht ai kështu e mendon se do të ndodhë.

    Sabiani i tha Qetsorit që i vjen keq që ai mendon kështu, ndërsa i tha atij të mos bëjë teste me të. Nga ana tjetër, Qetsori i tha Sabianit që mos t’i japë këshilla atij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark