×
  • Lajme
  • Insajderi

    Luksi i pushtetarëve – Kurti bllokon një fshat, zbarkon me xhipa të mëdhenj në finalen e futbollit të vogël

    Insajderi
    08 August 2022 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eskorta e kryeministrit, Albin Kurti bllokoi në ditën e djeshme fshatin Roganë të Kamenicës.

    Xhipa të mëdhenj zbarkuan në njërën prej lagjeve të këtij fshati.

    Kurti po merrte pjesë në turneun e të futbollit të vogël “Rogana 2022”. Aty pritej të niste loja mes dy klubeve, Muhaxhirit e Blinorit, siç paralajmërohej në faqen e organizatorit. Por për shkak të shiut ndeshja u anulua.

    Insajderi ju sjell pamjet nga momenti kur Kurti arrin në Roganë:

    Megjithatë, Kurti mbajti një fjalim. Fjalim i cili siç duket i ka shqetësuar tifozët, të cilët me anë të komenteve në rrjetin social, Facebook, treguan se Kurti u mbajti fjalim për rininë e tij.

    “Fjalimi i Albinit sen s’na ka vyt, m’u plotëve s’na ka interesu çka ka bo Albini kur u kanë i ri” – ishte njëri nga komentet.

    Derisa një tjetër shkroi: “Na ka kënaq me përshëndetje dhe urime”.

    Përveç Kurtit, sonte në finale të turnirit do të jenë edhe deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi dhe Halil Snopçe nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

    Ndryshe, në këtë turne, pjesëmarrëse janë 44 ekipe, derisa finalja e paraparë të mbahej mbrëmë është shtyrë për ditën e sotme si pasojë e motit të lig.

    Finalja nis me fillim nga ora 18:00. /Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark