×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lushtaku: Kurti e ka kallë Kosovën për Zajednicën, tash e ka bërë cirk

    Insajderi
    02 February 2023 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se nuk është habitur nga kryeministri, Albin Kurti pasi ka ndryshuar qasje për Asociacionin.

    “Kur e kom pa që po e lavdëron Ivanoviqin edhe kjo nuk më habit.Thuhet se një palaço kur shkon në kështjellë ajo kështjellë bëhet cirk”, ka theksuar Lushtaku, raporton Insajderi.

    Sipas tij, Kurti e ka bërë Kosovën cirk.

    “Edhe Kurti e ka bërë cirk Kosovën, e ka kallë Kosovën çka do të iu thotë familjeve të atyre që vdiqen me këtë ndryshim që po e bën për Zajednicën”, ka pyetur Lushtaku. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark