×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lushtaku tregon çfarë i tha Kurtit kur i dorëzoi infuzionin në Kuvend

    Insajderi
    07 October 2022 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku sot në seancën e Kuvendit i ka dërguar një infuzion zyrtarëve të Qeverisë.

    Në lidhje me këtë, Lushtaku tregoi qëllimin e aktivitetit simbolik sot në seancën e Kuvendit.

    “Ky aktivitet simbolik kishte për qëllim t’i tregonte Qeverisë se ju keni nevojë për infuzion edhe Shëndetësia, sidomos pas dorëheqjes së Latifit. Çdo institucion ku ka vakum institucional sigurisht që krijon nevojë që të ketë një administrim më të shpejt të kërkesave ditore dhe politike në sektor të caktuar. Kërkesat në shëndetësi janë të mëdha. Çdo ditë po ka ikje të mjekëve për shkak të mosrregullimit të infrastrukturës e përgjithshme në shëndetësi dhe plotësimin e kërkesave të mjekëve”, deklaroi ai TëVë

    Lushtaku po ashtu tregoi edhe çfarë i tha kryeministri, Albin Kurti pas dërgimit të infuzionit.

    “Kurti u çudit realisht dhe më tha ‘çfarë po tregon me këtë aktivitet’. Thash kryeministër duhesh të pjekesh më shumë dhe me marrë përgjegjësinë që ta ka dhënë qytetari, e jo duke pritur në vendosmërinë tënde arrogante, atëherë më tha ‘po qëndroj kështu i papjekur’”, tregoi Lushtaku më tej.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark