Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar cilët 5 deputetë do t’i votonte nga radhët e partisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në mesin e pesë deputetëve të preferuar të Hazirit nga lista e AAK-së, është edhe Rexhep Kadriu, kandidati nga Gjilani.
Kadriu, i cili është zëvendësministër në detyrë i Ekonomisë, i ka hyrë garës për deputet me numrin 23 në listën e AAK-së. /Insajderi.org