×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Ma rrezikuan jetën”, si ishte sulmuar vetura e Hysenit pasi kishte përzënë nga Kosova Mihalin, Zaimin e Abazin

    Insajderi
    05 February 2023 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ishte korriku i vitit 2016 kur aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje gjuajtën me ngjyrë veturën e ministrit të atëhershëm të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

    Ngjarja kishte ndodhur në afërsi të Komunës së Prishtinës. Kjo ndodhi si shenjë revolte nga Vetëvendosje, pas vendimit të Hysenit të depertojë “Grupin e Tiranës” nga Kosova. Saktësisht tre aktivistët Dejona Mihalin, Boiken Abazin dhe Arbër Zaimin.

    Vetëvendosje i kishte kërkuar që ministri Skënder Hyseni t’i ndalë menjëherë deportimet nga Kosova. 

    Policia e Kosovës kishte dalë me një qëndrim lidhur me rastin e ministrit.

    Në njoftimin e policisë thuhet se si pasojë e gjuajtjeve me ngjyrë ndaj veturës së ministrit personat e dyshuar ia kanë rrezikuar jetën drejtpërdrejtë ministrit Hyseni si dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik

    “Si pasojë e gjuajtjeve me ngjyrë ndaj veturës e cila ishte në lëvizje, personat e dyshuar ia kanë rrezikuar jetën drejtpërdrejt ministrit Hyseni si dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik, pasi që nga pamundësia e pamjes për të drejtuar automjetin nga ngjyra e hedhur në parafango, vetura në fjalë është aksidentuar me dy vetura civile, të cilat gjendeshin në atë lokacion”, thuhet në njoftimin e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark