×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tre anëtarët e “Grupit të Tiranës” që Skënder Hyseni i kishte përzënë nga Kosova

    Insajderi
    05 February 2023 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministëri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në vitin 2016 kishte urdhëruar dëbimin nga Kosova për tre aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihalin, Boiken Abazin dhe Arbër Zaimin.

    Pas këtij vendimi të Hysenit, aktivistët e VV’së gjatë një aksioni simbolik ia kishin gjuajtur me ngjyrë veturën Hysenit.

    Ndërsa sot, ish-kryenegociatori, Skender Hyseni ka drejtuar kritika ndaj të ashtuquajturit “Grupi i Tiranës” në Vetëvendosje, duke thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë mirë që e ka riaktualizuar tendencën e këtij “grupi” për “qëndrime antiamerikane e antiperëndimore”.

    Hyseni ka shkruar në Facebook se ky grup po dikton politikat qeverisëse në Kosovë.

    Ai thotë se më 2016, tre eksponentë të këtij “grupi” u patën deportuar nga Kosova shkaku i shkeljes së Ligjit për qëndrim në Kosovë.

    Ka kohë që i ashtuquajturi “Grupi i Tiranës” përpos politikave të VV-së dikton edhe politikat qeverisëse në Kosovë. Krijimi dhe etablimi i politikave anti-amerikane dhe anti-perëndimore duket të jetë misioni i këtij “Grupi” që ka për qellim vënien e Kosovës në raporte konfrontuese me SHBA-të dhe BE-në. Diçka që kishte filluar diku në vitin 2015, duket se është konsoliduar fort në politikat partiake të VV-së dhe ato të Qeverisë Kurti. Abdixhiku bëri mirë që e riaktualizoi këtë tendencë. Është detyrë e forcave politike opozitare në Kosovë të mos qëndrojnë indiferent ndaj këtyre përpjekjeve dhe politikave të këtij “Grupi”, ka shkruar Hyseni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark