Maçoku më i vjetër në botë, sapo ka festuar ditëlindjen e tij të 31-të, që është ekuivalent me 141 vite të njeriut.
Emri i tij është “Nutmeg” dhe ai “zgjodhi” të jetoj tek pronarët e tij duke shkuar në oborrin e shtëpisë së tyre rreth 26 vjet më parë.
“Ai sundon në shtëpi dhe ai është absolutisht i mrekullueshëm”, kanë thënë pronarët e “Nutmeg” për “The Mirror”.
Pronarët Liz dhe Ian Finlay kishin marrë maçokun në shtëpinë e tyre në vitin 1990 si një i humbur.
Kur ata shpien maçokun e tyre në qendrën lokale për mbrojtjen e kafshëve, për të trajtuar atë për një lungë mbi qafë, kanë kuptuar se maçoku ishte të paktën 5 vjet i vjetër .
Kjo do të bëjë “Nutmeg” si maçoku më i vjetër në botë, por për t’u kualifikuar për në librin e rekordeve “Guinness Records”, pronarët duhet të tregojnë dokumentet që provojnë moshën e tij dhe kjo është mjaft e ndërlikuar, por ata janë duke punuar në të.
Vitin e kaluar “Nutmeg” kishte vuajtur nga një goditje shumë e rëndë, por tani ai ka kaluar atë dhe është më i fortë, duke i bërë ata që janë rreth tij të pyetin veten se sa jeta ka ky maçok.
Më parë macja më e vjetër në botë ishte “Corduroy“./Insajderi.com