×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Macron do të shkojë në Kinë pas shpalosjes së planit të paqes

    Insajderi
    25 February 2023 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti francez, Emanuel Macron, ka thënë se do ta vizitojë Kinën në fillim të prillit, pjesërisht për të ndjekur ndihmën e Pekinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    Kjo vjen pasi Kina zbuloi një plan paqeje prej 12 pikash, i cili kërkon një armëpushim nga Rusia dhe Ukraina.

    Macron e quajti planin e paqes “një gjë të mirë”.

    Pekini duhet ta ndihmojë Perëndimin “të ushtrojë presion mbi Rusinë në mënyrë që ajo të mos përdorë kurrë armë kimike ose bërthamore”, u tha ai gazetarëve në një panair bujqësor në Paris.

    Megjithatë, jo të gjithë udhëheqësit e kanë mirëpritur planin e propozuar të paqes nga Kina.

    Presidenti i ShBA-së Joe Biden tha se nuk kishte parë “asgjë në plan” që do të përfitonte “kushdo tjetër përveç Rusisë” nëse do të ndiqej.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark