×
Lufta Izrael-Hamas

Macron: Katër fëmijë mes 17 shtetasve francezë të zhdukur në Izrael

Insajderi
12 October 2023 - 18:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u ka folur liderëve të partive të ndryshme politike për krizën në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit.

Ai u tha atyre se 17 shtetas francezë ishin ende të zhdukur pasi Hamasi nisi sulmet e tij në fundjavë – duke përfshirë katër fëmijë.

Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme u tha gazetarëve se statusi i shtetasve francezë të zhdukur konsiderohej si “shumë shqetësues”.

Përveç kësaj, numri i shtetasve francezë të vrarë në sulmin e së shtunës është rritur në 12, shkruan BBC.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark