Priftërinjtë filipinas kanë bërë thirrje që të bojkotohen koncertet live të pop yllit Madonna, që janë programuar të mbahen sot dhe nesër në kryeqytetin Manila.
“Koncertet e Madonna-s janë vepër e djallit, e për këtë duhen bojkotuar”, kanë thënë ata, raporton BBC.
“Shfaqjet e saj janë pjesë e sulmeve të së keqes”, thuhet më tej në një komunikatë të dërguar nga priftërinjtë.
Kohë më parë, edhe këngëtarja Lady Gaga ishte konsideruar si “e dërguara e djallit”, nga priftërinjtë e kishës katolike në Manila të Filipinës./Insajderi.com