×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Makolli: Vrasja e serbit në Gjermani ndodhi për çështje biznesore, s’lidhet me nacionalizmin

    Insajderi
    29 April 2024 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë nga Kosova dyshohet se e ka vrarë një person brenda një lokali, të dielën në Dusseldorf të Gjermanisë.

    Eksperti i Sigurisë, Murat Makolli, thotë se sipas informatave që ai ka kjo vrasje nuk është e motivuar sepse viktima ishte i nacionalitet serb.

    Kjo që ka ndodhur është kryesisht çështje biznesore. Në bazë të aludimeve dhe opinionit të njerëzve në Dusseldorf, ata kanë pasur edhe hesape tjera. Dhe këtu është çështje kryesisht e bixhozit, kryesisht bëhet për shkak të disa parave që zotëri Stefanoviq i ka pasur ndaj Rrustem Rushitit, sipas informacioneve të opinionit që kam në Gjermani”, u shpreh ai.

    “Si njohës i çështjeve të sigurisë, kjo është vrasje me paramendim për shkak se zotëri Rrustem Rushiti ka pasur armën e zjarrit me vete. Nuk kemi asgjë e cila lidhet diçka me nacionalizmin apo diçka tjetër, komplet është çështje biznesi. Nuk duhet të ndërlidhet kurrsesi me çështjen nacionale”, shtoi Makolli në Kosova Today.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark