×
  • Showbiz
  • Show

    Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut tërhiqen nga “Eurovision”, kjo është arsyeja

    Insajderi
    19 October 2022 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk do të konkurrojnë në “Eurovisionin” e vitit të ardhshëm për shkak të kostove të papërballueshme për pjesëmarrjen.

    Transmetuesit paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit.

    Disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë, pasi Rusia, e cila është një kontribuese e madhe financiar, u përjashtua nga konkursi i këtij viti pasi pushtoi Ukrainën.

    “Përveç kostove të konsiderueshme të tarifave të regjistrimit, si dhe kostos së qëndrimit në Britaninë e Madhe, ne u përballëm edhe me mungesë interesi nga sponsorët, ndaj vendosëm t’i drejtojmë burimet ekzistuese për financimin e projekteve kombëtare aktuale dhe të planifikuara” tha transmetuesi publik i Malit të Zi RTCG.

    MRT në një deklaratë tha se “rritja e tarifës së regjistrimit për pjesëmarrje”, si dhe kriza energjetike në Maqedoninë e Veriut i detyroi ata të marrin vendimin.

    Kostoja totale për të gjithë transmetuesit e përfshirë për të hyrë zakonisht shkon deri në rreth 5 milionë paund, por saktësisht se sa paguan secili pjesëmarrës nuk bëhet publike.

    Kuptohet që disa vende të tjera mund të tërhiqen si rezultat i kostos shtesë.

    Midis 8 dhe 17 milionë paund pritet të paguhet nga BBC për të organizuar festivalin, në emër të Ukrainës, në Liverpool në maj 2023.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark